• Domein

    .al, .com, .net, .org, .info, .biz, .eu, .us, .de, .ch...

  • Hosting

    ...me performancë të lartë...

  • Website

    ...profesional dhe modern...

Regjistrim Domeini

Regjistrimi i domeinit është hapi i parë për prezencë online. Mungesa e prezencës online për cilëndo kompani në ditët e sotme do të thotë ngecje. Vendi i parë i kërkimit të informacionit sot është interneti, e nëse kompania juaj mungon atëherë ka të tjera që janë aty në të cilat do të drejtohen klientët tuaj potencialë dhe të cilat do të përparojnë. Ne ofrojmë regjistrim të domeinave pothuajse në të gjitha prapashtesat ekzistuese me çmimet më të volitshme duke filluar nga 9.95 EUR në vit si .com, .net, .org… përfshirë .al.
Regjistroni sot domeinin tuaj për të zënë hapin dhe për të qenë konkurent në treg.

Shërbime Hostingu

Për 18 vite me radhë kemi përsosur njohuritë dhe shërbimet tona, kemi ngritur ciësinë e shërbimeve dhe e dijmë më së miri se çfarë i duhet secilit uebsajt për të qenë në krye të listave. Shpejtësia, stabiliteti, qëndrueshmëria, përgjigjja dhe zgjidhja e shpejtë e problemeve tuaja eventuale na dallojnë nga të tjerët. Përkundër kualitetit të lartë dhe veçorive të shumta që ofrojmë përmes disa llojeve të hostingut, Standard, për Biznese, Sipas Nevojës dhe Cloud Serverë ne ofrojmë çmimet më të volitshme në treg.
Me ofertën aktuale ju mund të blini pakon e hostingut S1 Mini për vetëm 19.99 EUR në vit.

Zhvillim Uebsajti

Qoftë uebsajt personal, për biznes, i thjeshtë, i ndërlikuar për ne nuk paraqet aspak problem. Së bashku me ju përcaktojmë kërkesat, qëllimet dhe dëshirat tuaja të cilat i realizojmë 100%. Ne ju sigurojmë që uebsajtin tuaj e zhvillojmë në mënyrë profesionale, tërësisht të bazuar në kërkesat tuaja dhe duke aplikuar praktikat më të mira moderne. Kemi kualifikimet, përvojën dhe trajnimet e duhura. Në çdo kohë koordinohemi me ju në mënyrë që në fund të ndaheni plotësisht të kënaqur ose nuk paguani asgjë!
Pa panikë! Ne jemi të lirë në çmime por rrallëherë të lirë nga punët. Na kontaktoni.

18 VJET PËRSOSMËRI – VIVA4 SOLUTIONS – ZGJEDHJA JUAJ MË E MIRË PËR SUKSES!